KSHZ vendos sot renditjen e kandidatëve nëpër lista




Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot ose më së voni nesër, do të caktojë renditjen e kandidatëve nëpër listat për votim.

Numrat e kandidatëve dhe subjekteve do të varen nga tërheqja e shortit.

Numrat në listë do të jenë të njejtë në të gjithë komunat. Në rast se një parti nuk ka kandidat në një komunë, numri i njejtë do të hiqet prej liste dhe do të vazhdohet me numrin tjetër, të ardhshëm në listë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Më së voni, Komisionet Komunale Zgjedhore do të duhet të publikojnë listat e kandidatëve dhe këshilltarëve të komunave. Listat dhe udhëzimet tjera do të jenë në dy gjuhë dhe në më shumë gjuhë në komuna ku gjuha përveç maqedonishtes do të jetë e folur nga më shumë se 20% e popullatës që e përbëjnë atë komunë.

Zgjedhjet do të mbahen më 15 tetor ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 29 tetor.




Be the first to comment

Leave a Reply