Kthehet buzëqeshja në taborin e PDK-së dhe AAK-së (Foto)




Zgjedhja e Kadri Veselit në pozitën e të parit të Kuvendit duket se ka shtuar buzëqeshjen tek fytyrat e zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së.

 

Të paktën kjo përshtypje krijohet nga një fotografi që e ka postuar anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, nga zyra e kreut të Kuvendit.

Në fotografi shihet Veseli, Ramush Haradinaj, si dhe nënkryetarët e PDK-së, Memli Krasniqi e Uran Ismaili, zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci si dhe Avni Arifi dhe Besnik Tahiri nga AAK.

“Fillimi i Ri”, ka shkruar Tahiri poshtë fotografisë.




Be the first to comment

Leave a Reply