Kumanova e anashkaluar në Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M?!




Kumanova e anashkaluar në Ansamblin e këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M?!
21/05/20180

Muzicientë dhe kontribues të muzikës dhe vlerave popullore në Kumanovë reagojnë lidhur me mospërfilljen dhe mospërfaqësimin në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë, një institucion që këtë vit u formua me vendim të Qeverisë si ansambël shtetëror.
Reagimi vjen nga drejtuesit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” sidomos për zgjedhjen e bordit drejtues të ansamblit shtetëror. Dritan Ramadani kryetari i AKV “Bajram Shabani” thotë për INA se forma e zgjedhjes dhe funksionimit të tillë të ansamblit shtetëror shton dëshpërimin dhe është përjashtuese.

“E para gjithë këtë bord nuk janë pjesë e muzikës popullore, asnjëri nuk e ka përvojën e duhur për të qenë pjesë e atij asambli e jo më të jetë pjesë e udhëheqjes. E dyta unë kam mbajt një konferencë me mediat me shumë keyetar ansamblesh tjera që janë në Maqedoni, ku kemi theksuar dhe kemi ngre shqetësime se në këtë ansambël duhet të përfshihen artistë të cilët me vite e kultivojnë muzikën popullore, vallen koreografike dhe ate tradicionale. Të gjithë këta udhëheqës me përjashtime nuk janë pjesë e ansambleve, por janë të muzikës klasike, me gjithë respektin për ta si profesionistë”, thotë Dritan Ramadani.
Ai bën thirrje që të shqyrtohet ky vendim dhe të grumbullohen njerëzit që dijnë ta bëjnë këtë punë dhe që janë të dëshmuar, duke përfshirë edhe shumë muzicientë dhe emra të njohur të muzikës nga Kumanova. “Dihet që estrada kumanovare është më e mira si në aspektin e kultivimit të muzikës popullore, këngëve, valleve koreografike të kësaj ane si dhe numri i madh i këngëtarëve , tê jenë pjesë e ansamblit. Kumanova dhe kumanovarët mos të shfrytëzohen për interesa të ndryshme, sidomos politike”, theksoi kryetari i AKV “Bajram Shabani”, Dritan Ramadani, duke kërkuar përfaqësim në organet drejtuese.
Vetë pak ditë më parë në bordin drejtues të AKVPSH në Maqedoni u zgjodhën: Shkëlzen Baftiari për kryetar dhe anëtarët Arben Asllanaj, Saranda Imeri Stafai dhe Mustafa Imeri.




Be the first to comment

Leave a Reply