Kur Petrit Vasili kërcënonte me bukën e gojës mijëra infermierë që t’i paguanin 3 000 euro “Kristalit”




Policia ka arrestuar sot me urdhër të prokurorisë së Tiranës Muhamet Malon, pronarin e ish-universitetit privat “Kristal”.

Universiteti në fjalë lulëzoi gjatë periudhës 2009-2013 kur në qeveri drejtonin PD dhe LSI, ndërsa biznesmeni në fjalë njihej si njeri i afërt i Metës dhe të tijve.

Prokuroria dyshon sot se universiteti në fjalë ka dhënë diploma false edhe kur ishte mbyllur, ndërsa më parë është përfolur nga zyrtarë të lartë të vendit për të njëjtën gjë.

Kujtojmë se në këtë universiteti mori diplomën pa ditur asnjë fjalë shqip edhe djali i Umberto Bossit, ish-liderit problematik të Lega Nord në Itali.

Ishte koha kur LSI do të hynte në zgjedhje dhe i duheshin para. Kështu, duke përdorur postin e tij si ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili ia zeroi shkollën që kishin bërë gjatë periudhës së komunizmit të gjithë infermierëve me nga 20-30 vite pune duke i urdhëruar që të bënin edhe një shkollë tjetër tek universiteti “Kristal”.

Urdhri ishte i prerë: Kush nuk i paguan Malos 2 500 – 3 000 euro haraç, ikën nga puna.

Nën kërcënimin e bukës së gojës, mijëra infermierë filluan edhe njëherë studimet universitare se kështu kishte urdhëruar Petrit Vasili, ndërsa LSI mbushi thasët me para kësaj radhe me firmën e Petrit Vasilit.




Be the first to comment

Leave a Reply