Kur zemra të flet kuq e zi, Bebe Rexha ‘bën’ shqiptar edhe asistentin e saj




Sa herë që një shqiptar “detyron” bashkëpunëtorin e vet të thotë diçka në gjuhën shqipe, për ne këtëj nuk ka lumturi më të madhe. Jo vetëm sepse ai moment bëhet viral në kohë rekord nga të gjithë shqiptarët, por edhe sepse pjesa tjetër e botës, mes së cilës, edhe njerëz që ndoshta nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë dhe nuk e kanë idenë e gjuhës shqipe, flet diçka nga ajo gjuhë për t’i bërë të lumtur shqiptarët.

Artistët tanë në botë e bëjnë shpesh një veprim si ky me bashkëpunëtorët e tyre. “Sa bukur Mario” ishte një prej batutave që u bë virale për një kohë shumë të gjatë, por nuk është vetëm Kim që ka dëgjuar, folur dhe përshëndetur me gjuhën shqipe.

Së fundi, edhe Bebe Rexha ka realizuar një video në të cilën duket asistenti i saj, Jesus Parra, duke thënë “kuq e zi”, pasi ia kërkon këngëtarja.

Duke qeshur, edhe pse ndoshta pa e kuptuar se ç’kuptim ka kjo fjalë për ne, përsërit pas këngëtares disa herë “kuq e zi” dhe pasi e bën këtë, kërkon opinion e saj për mënyrën si e tha frazën.

“Perfekt”, – dëgjohet Bebe Rexha t’i thotë asistentit të saj, sepse e di mirë që shqiptarët, më shumë sesa theksi i tij, vlerësojnë veprimin e saj.




Be the first to comment

Leave a Reply