Kurz të martën vjen në Kosovë, temë diskutimi do të jetë edhe dialogu me Serbinë




Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ditët e para të javës së ardhshme pritet të jetë për një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Sipas mediave austriake, Kurz, të hënën dhe të martën planifikon të takohet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive në të dy vendet.

Po sipas mediave në fjalë, diskutimet do të mbulojnë përveç çështjeve dypalëshe, veçanërisht rreth konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës, edhe çështjet rreth afrimit drejt BE-së.

“Kurz të hënën udhëton për në Beograd, ku takimet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Ana Brnabiq janë në program. Në mbrëmje, Kancelari Federal vazhdon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj janë planifikuar të martën”, shkruan “TirolerTageszeitung”.

Udhëtimi i tij do shkurtër kuptohet si një “shenjë e qartë e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e kësaj pjese me BE-në”.

Në vizitën e tij, shkruan ky medium, ai dëshiron “të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës” – sepse kjo është kërkesa themelore për anëtarësimin në BE.

“BE nuk do të jetë e plotë deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së”, citohet të ketë thënë Kurz.




Be the first to comment

Leave a Reply