Kush e mendonte, Nora Istrefit nuk i pëlqen kjo pjesë në trupin e saj




Të gjithë adhurojnë trupin e saj, si meshkujt edhe femrat.

Është një ndër këngëtaret me trupin më të bukur, e cilësuar gjithashtu si femra më seksi në estradën shqiptare. Nuk mendojmë se nevojiten më shumë fjalë për të kuptuar që po flasim për Nora Istrefi. Këngëtarja bukuroshe ka qenë e ftuar në ‘Shiko Kush Luan’ dhe është bërë pjesë e lojërave të ndryshme të përgatitura nga produksioni. Ishe loja e shpejtësisë e cila i jepte të drejtën e përgjigjes dhe automatikisht edhe pikët për skuadrën e saj, nëse shtypte e para pulsantin.
Në përballjen me miken e saj më të mirë, njëkohësisht edhe trajneren personale, Geta Beqa, ishte Nora që u tregua më e shkathët dhe duhej t’i përgjigjej pyetjes: cila pjesë e trupit nuk i pëlqen? Me shumë sinqeritet Nora u përgjigj këmbët, më pas edhe Geta e pohoi këtë gjë duke thënë se kanë nevojë për më shumë tonofikim.

Ne nuk jemi shumë dakord, por nëse thotë dhe Geta, ashtu duhet të jetë.




Be the first to comment

Leave a Reply