Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë katër seanca plenare




Kuvendi i Maqedonisë pritet që të mbajë katër seanca plenare, ku do të ketë diskutime për ligje të ndryshme.

Në seancën e 27-të do të diskutohet për ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, si edhe Propozim-Ligjin për realizimin e të drejtës së pensionit për xehetarët.

Në seancën e tetë, në lexim të parë janë ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike dhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional për vitin 2016.

Në seancën e 40-të në lexim të parë do të diskutohet për Propozim-ligjin për arsim të lartë, ndërsa në rend dite janë ligjet e sferës së gjyqësisë – ndryshime dhe plotësime të ligjeve për Këshillin gjyqësor të Maqedonisë, për gjykatat. Në këtë seancë ka edhe disa pika tjera.

Në seancën e 38-të në lexim të parë do të vendosen ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, menaxhim elektronik dhe për themelimin e një Ndërmarrje publike të radiodifuzionit të Maqedonisë.

Në rend dite janë edhe disa ligje tjera të sferës së mjekësisë, ekonomisë, energjetikës. etj.




Be the first to comment

Leave a Reply