Kuvendi i Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 46-të




Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 46-të, e cila mbrëmë ishte ndërprerë, pasi deputetët e miratuan ligjin për energjetik. Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, me procedurë të shkurtuar është sot në rend të ditës.

Në rendin e ditës është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe mjete medicinale, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menxhim elektronik, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe plotësimin e propozim ligjit për mjedisin jetësor, të gjitha në leximin e dytë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për raportin vjetor për punën në vitin 2017 të komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri tek informatat, të komisionit Shtetëror për marrjen e vendimeve në procedurën administrative dhe procedurë për punë, në shkallë të dytë, të Agjencionit për administrat, të komisionit të shtetit për vendime në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë kundërvajtjes.




Be the first to comment

Leave a Reply