Kuvendi pritet të votojë sot ligjin për vettingun në polici




Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të miratohet nen për nen dhe në terësi projektligji për vettingun në polici.

Një javë më parë ky projektligj u votua në parim. Mazhoranca dhe opozita kërkuan një javë kohë për të marrë në shqyrtim propozimet e LSI-së për projekligjin.

Opozita u shpreh pro kësaj reforme që sipas do të çlironte policinë nga të inkriminuarit, por në përfundim vetëm tre nga votat e saj kaluan pro ligjit nëse llogarisim që mazhoranca ka 74 mandate duke i shtuar ato të PDIU dhe Tom Doshit, shkon në 78 të tilla.

Punonjësit e policisë do të vlerësohen në tre elementë kyç integritetin, pasurinë dhe profesionalizmin.

Vettingu do të zgjasë 24 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Po ashtu në seancën e rradhës Parlamenti do të votojë edhe për Kodin e Sjelljës, projektligj ky që është depozituar në Kuvend 3 vite më parë.




Be the first to comment

Leave a Reply