Ky detaj i vogël i kushtoi shtrenjtë, aktorja e njohur turke pëson humbjen e madhe




Pak minuta më parë, aktorja e njohur turke mori vesh një lajm të hidhur. Cansu Dere e njohur për publikun shqiptar me serialin fenomen “Ezel” dhe serialin e shfaqur për publikun shqiptar pak kohë më parë, “Nënë”.

Sipas mediave turke, shtëpia e aktores e gjendur në një nga zonat më të mira të Stambollit, në Bebek është bastisur nga hajdutët të cilët i kanë vjedhur asaj bizhuteritë më të shtrenjta që ka pasur në shtëpi. Dëme të tjera në shtëpinë e saj nuk kishte, ata nuk kishin prekur asgjë tjetër përveç bizhuterive.

Gabimi që i ka kushtuar shtrenjtë aktores ishte se ajo nuk kishte një kasafortë në shtëpinë e saj, e kjo ka bërë që ata të kishin më të lehtë të merrnin çfarë dëshironin. Aktorja ka lajmëruar policinë, të cilët zbardhën ngjarjen duke bërë me dije se sendet e vjedhura arrinin në vlerën e 100 mijë euro.




Be the first to comment

Leave a Reply