Ky është bartësi i listës së këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët në Strugë




Farmacisti Ymer Ymeri është zgjedhur bartësi i listës së këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët në garën elektorale lokale për Strugën.

Ai mori mbështetjen e këshilltarëve në Kuvendin zgjedhor të së shtunës në Strugë.  Ymeri me vendim të Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët u zgjodh para disa javëve ushtrues detyre në pozicionin e kryetarit të degës së kësaj partie në Strugë.

Ymer Ymeri është farmacistë i diplomuar,  aktivistë shumëvjecar politik në Strugë, vjen nga fshati Zagracan.
Ai vitin kaluar është zgjedhur në krye të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Maqedonisë.(INA)




Be the first to comment

Leave a Reply