Ky është programi që do të drejtojë Marina Vjollca në sezonin e ri




Televizionet po përgatiten për sezonin e ri ku do të ketë dhe programe që shfaqen për herë të parë.

Ndërsa është i sigurt fillimi i “Në kurthin e Piter Pan”, që ka zhvilluar dhe audicionet, duket se projekti i premtuar që disa muaj më parë, për programin “Ferma”, është konkretizuar.

Madje, burime për Xing.al kanë thënë që prezantuese e këtij programi do të jetë Marina Vjollca.

Marina filloi rrugën e saj në Klan me programin “C’est la vie”, i cili kishte natën finale këtë të diel, por me sa duket pushimet do të zgjasin pak.

Ferma është një patentë ndërkombëtare ku personazhe të njohur bëjnë jetë fshati duke plotësuar vetë nevojat e tyre. Drejtori i Programacionit në Klan, Albert Dumani ka konfirmuar për Class në tetor të vitit të kaluar, që programi i ri mund të niste në mars, prill, ndërsa në janar gjithçka do ishte më e sigurt.

Me sa duket po ndodh pikërisht kështu. Jemi në janar dhe zërat e parë thonë që prezantuese e “Fermës” do të jetë Marina. Tani na mbetet vetëm të imagjinojnë VIP-at tanë nazelinj duke përballuar punët e fshatit. Me siguri pjesëmarrësit do provojnë veten në mjeshtëri të reja




Be the first to comment

Leave a Reply