Lajm i Fundit/Lista serbe del nga Qeveria e Kosovës




Lista Serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës dhe do të fillojë të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, në fillim të muajit të ardhshëm.

Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Siç tha ai, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tashmë është informuar për këtë, me të cilën përfaqësuesit e Listës Serbe kishin një takim në Beograd.

Ndërkohë, pas arrestimit të hënën në Kosovë ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur për mediat në Presidencën e Serbisë, pas takimit të Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Ata më hipën në një nga transportierët, më goditën, u përpoqën të më trembnin, më godisnin me pushkë në bark, njëri madje nxori edhe një thikë – dhe bënin selfie”, ka thënë ndër tjerash Gjuriq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Gjuriq u arrestua dje në një takim në veri të Mitrovicë më pas me prangat ai u transferua në Prishtinë, ku u mor në pyetje dhe pastaj u dëbua në Serbinë qendrore.

Sipas mediave serbe, ndihma mjekësore i është dhënë atij menjëherë në Kurshumli dhe pastaj në Beograd.

 




Be the first to comment

Leave a Reply