LDSHM reagon për marrveshjen mes ministrave të diasporës nga Shqipëria dhe Maqedonia!?




Lidhja e Diaspores Shqiptare për Maqedoni ka reaguar sot rreth marrveshjes që kanë nënshkruar ministrat e diasporës të Shqipërisë dhe Maqedonis, Pandeli Majko dhe Edmond Ademi. Ne reagimin e tyre thuhet:

“Marrëveshja mes ministrave të diasporës së Shqipërisë z. Pandeli Majko dhe atij të Maqedonisë z. Edmond Ademi kërkojmë të bëhet publike!
Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni e shtrirë në SHBA dhe Evropë, kërkon ta shohë marrëveshjen për bashkëpunim e bërë mes ministrave të diasporës për Shqipëri z. Pandeli Majko dhe ministrit për diasporën nga Maqedonia z. Edmond Ademi!

Në fund të reagimit ata pyesin publikisht se çka thuhet në atë marrëveshje, cilat janë pikat e marrëveshjes dhe përse diaspora Shqiptare nuk konsultohet fare?




Be the first to comment

Leave a Reply