Lëvizja Besa mbajti mbledhjen e parë të Kuvendit Qëndror (FOTO)




Lëvizja Besa sonte mbajti mbledhjen e parë të Kuvendit Qëndror, ku me vota unanime u miratuan pikat e rendit të ditës.

Nga mbledhja e parë e Kuvendit Qëndror u miratua rregullorja e punës së Kuvendit Qëndror, u zgjodh Kryesia e Lëvizjes Besa, e cila përbëhet nga profesionistë të dëshmuar, kryesia është freskuar edhe me figura të reja, dhe i është dhënë kujdes i veçantë përfaqësimit të femrës.

Konform normave statutore në këtë mbledhje u caktua edhe numri i nënkryetarëve të Lëvizjes Besa, që do të jetë i përbërë prej katër nënkryetarëve.

Pas këtij rrumbullaksimi Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa është e kompletuar dhe do të përballet me sukses me sfidat në të ardhmen dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.











Be the first to comment

Leave a Reply