Lëvizja Besa: Në Gostivar do të ketë fushatë pozitive




Mbrëmë, Lëvizja Besa në shtabin parazgjedhor të degës së Gostivarit, zyrtarisht bëri prezantimin e kandidatit për kryetar të komunës së Gostivarit, barësin e listës për këshilltarë dhe një pjesë të programit të zgjedhjeve lokale.

Kandidat për kryetar komune është shpallur Asaf Ademi, ndërsa bartës i listës për anëtarë të Këshillit të komunës së Gostivarit është Arafat Shabani.

Në fjalimin e tij para bashkëpartiakëve të tij dhe përfaqësuesve të mediave, Ademi theksoi se do të bëjnë fushatë pozitive, pa ofendime dhe, siç tha, nuk do të merren me konkurentët politik dhe më pas i prezantoi prioritetet e programit parazgjedhor.

“Përqëndrimi ynë do të jetë në hapjen e vendeve të punës, përmirësimin e kushteve në shkollat të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Planifikojmë investime në infrastrukturë dhe hapjen e një qendre moderne të sportit”, tha Ademi.

Bartësi i listës, Shabani i shpalli emrat e kandidatëve për këshilltarë dhe theksoi se “Gostivari në fillim duhet të çlirohet, më pas të zhvillohet”.




Be the first to comment

Leave a Reply