Lëvizja BESA në Tetovë garon me Azizin, kurse në Likovë me Zendelin




Një gjë e tillë konfirmohet edhe përmes burimeve tona brenda Lëvizjes BESA, por e njëjta është bërë e ditur edhe në grupin e kësaj partie nëpër rrjetet sociale të cilat pretendojnë se dega e BESËS në Likovë, unanimisht i ka dhënë përkrahje Shaban Zendelit.

“Shaban Zendeli, kandidat për kryetar në Komunën e Likovës nga radhët e Lëvizjes BESA. Sonte në mbledhjen e Degës së Lëvizjes BESA në Komunën e Likovës me mbështetje absolute nga gjitha nëndegët për kandidat për kryetar në Komunën e Likovës u zgjedh i nderuari Shaban Zendeli, nga fshati Orizare. Na priftë e mbara!”, qëndron në ueb faqen zyrtare të Lëvizjes BESA.

Ndërsa, në Komunën e Tetovës, edhe pse akoma nuk është zyrtare, informacionet e fundit flasin se lideri i kësaj partie Bilall Kasami i ka dhënë dritë jeshile kandidaturës së Adnan Azizit./Medial.mk




Be the first to comment

Leave a Reply