Lëvizja Besa nga sot fillon me zgjedhjet për Forumin Rinor dhe Forumin e Gruas!




Pas takimit të parë të Kuvendit Qendrorë ku edhe u zgjodh kryesia e Lëvizjes Besa, sonte në selinë e partisë në Tetovë, kryetari Bilall Kasami zhvilloi takimin e parë me kryetarët e degëve dhe strukturat e Lëvizjes Besa që u zgjodhën në kongresin e parë të 24 Shkurtit.

Pas diskutimit për zhvillmet e fundit politike në vënd, në këtë takim u diskutua edhe për formalizimin e kuadrove që do drejtojnë departamentet e Lëvizjes Besa si dhe për themelimin e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas në nivel qendrorë dhe atij lokal.

Pas zgjerimit të strukturave dhe prurjeve të reja në Lëvizjen Besa, kryetari Kasami kërkoi që departamentet të udhëhiqen nga njerëz profesionist dhe Lëvizja Besa të vazhdoj edhe më fuqishëm të jetë zëri i shqiptarëve këtu në Maqedoni.




Be the first to comment

Leave a Reply