LËVIZJA BESA tubim në Drenovec, KASAMI: “Për një jetë të re për Tetovën”




Mbrëmë në takim me banorët e Drenovecit të Tetovës, kandidati për kryetar komune nga Lëvizja BESA, Bilall Kasami, ofroi një projekt kapital në programin zgjedhor për lagjen Drenovec që është çështja e Kazermës, ku planifikojmë që të bëjmë një zonë rezidenciale. Kasami tha se Tetova ka nevojë për një zonë të zhvilluar dhe të mirëfilltë urbane në kazermën e qytetit të Tetovës. Kjo zonë do të jetë e kompletuar me të gjithë infrastrukturën përcjellëse. Ashtu si ky projekt edhe projektet tjera do të realizohet përmes një partneriteti publiko- privat, që do të mundësoj edhe zhvillimin ekonomik.”

“Për Drenovecin shpalosim një projekt, të cilin do të duhet ta kenë bërë pushtetet paraprake, por fatkeqësisht nuk e kanë bërë. Projekt, me rëndësi të madhe për nevojat e komunitetit këtu në Drenovec, për gjeneratën më të rëndësishme, për fëmijët dhe rininë që të kenë hapësirë se ku do ta kalojnë ditën, në vend se tërë kohën të qëndrojnë para kompjuterëve apo smartfonëve”, u shpreh Bilall Kasami, Kandidat i Besës për Tetovën.




Be the first to comment

Leave a Reply