Lëvizja Besa zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin gjeneral




Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa sot mbajti mbledhjen e saj të parë, përcjell TopAl News.

Në këtë mbledhje për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Fadil Zendeli, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri ndërsa për sekretar gjeneral u emërua Arjanit Hoxha. Poashtu u vendos që në një nga mbledhjet e ardhëshme të zgjidhet edhe nënkryetari katërt, post i cili do i takojë përfaqësueses të Forumit të Gruas.

Në mbledhjen e njejtë u bë edhe zgjedhja e udhëheqësve të sekretariateve që funksionojnë në kuadër të Kryesisë Qendrore dhe atë si vijon:
● Enver Salihi – udhëheqës i Sekretariatit të Departamenteve
● Binas Pajaziti – udhëheqës i Sekretariatit të Politikave Strategjike
● Arafat Shabani – udhëheqës i Sekretariatit të burimeve njerëzore dhe lobimit
● Sedat Sulejmani – udhëheqës i Sekretariatit Organizativ

Në po të njejtën mbledhje u zgjodh edhe zëdhënësja e partisë e cila do jetë anëtarja e Kryesisë Qendrore, Arta Sadiku – Akteshi./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply