Ligji për gjuhët në Kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe BDI-së




Deputeti i VMRO-së numëron skandalet, reagon deputeti i BDI-së Debati për gjuhën, me shumë replika, kundër-replika, vërejtje dhe akuza procedurale. Sipas opozitës, ligji është antikushtetues, tejkalon MO-në dhe është futur në Kuvend me shumë shkelje procedurale.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, po i numëron skandalet dhe korrupsionin e dy kryetarëve të komunave nga radhët e BDI-së të cilët janë të dyshuar nga organet kompetente për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ramiz Merko nga pozita e kryetarit të Komunës e ka keqpërdorur tenderin nga gjashtë milionë euro dhe i ka dëmtuar resurset e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga Struga, nuk do të thotë se unë i kam akuzuar të gjithë shqiptaret. 46-34 Kryetari i Komunës së Çairit ka marrë 450.000 euro nga kompania bullgare. Do të thotë 14 % nga tenderi i kësaj kompanie, i ka hedhur në një firme në Dibër që nuk ka asnjë lidhje me ndërtimin. Shqiptarët, maqedonasit dhe boshnjakët nga Çairi nuk kanë marrë asgjë nga këto 450.000 euro”, tha Antonio Milloshoski,

VMRO-DPMNE. Për këto akuza reagoi deputeti i BDI-së Ejup Alimi.

“Edhe 100 vite të jetoni edhe të vajtoni nga foltorja, shqiptarët nuk do të ju besojnë. Ju njohin juve nga protestat antishqiptare, kot e keni Milloshoski. Unë kisha 16 vjet kur kërkonit dhoma gazi për shqiptarët, ju nuk jeni demokrat dhe populli shqiptar këtë gjë shumë mirë e di”, u shpreh Ejup Alimi, BDI.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së, se nëse kanë informacione për keqpërdorime, të njëjtat t’i parashtrojnë deri te institucionet kompetente.

“Nëse keni informacione siç pohoni, atëherë dorëzoni deri te institucionet kompetente. Parlamenti nuk është as organ hetues e as gjyqësor dhe nuk ka kompetenca të tilla. Me mënyrën e tillë të debatit është e qartë se VMRO-DPMNE-ja përpiqet ta pengojë votimin e përdorimit për sjelljen e këtij ligji. Këtë qytetarët do ta vlerësojnë në mënyrë të duhur”, tha Kryetari i Kuvendit të RM, Talat Xhaferi.

Projektligji për përdorimin e gjuhëve ndezi debat të ashpër edhe në Komisionin për sistem politik edhe në Komisionin për çështje europiane. Edhe në seancë plenare janë paraqitur mbi 70 deputetë për diskutim. Çdo paraqitje shoqërohet me disa replika, kundër replika dhe vërejtje procedurale./tv21/




Be the first to comment

Leave a Reply