Ligji për gjuhët në Maqedoni përsëri në Kuvend




Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të fillojë me diskutimin për Ligjin për gjuhët, e treta herë me radhë, pas leximit të parë dhe votimin e dytë.

I njejti Ligj u votua në janar me 69 ”Për” vota kurse pas kësaj kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov nuk e dekretoi të njejtin Ligj.

U kthye në Kuvendin e Maqedonisë që të votohet përsëri. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja propozoi 35.000 amandamente, nga 220 amandamente për çdo nen të ligjit.

Edhe pse amandamentet Zoran Zaev tha se janë vetëm pengim të punës së Kuvendit që duhet të zgjasë deri në korrik të këtij viti, Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së tha se nuk lëshojnë pe pasi e vlerësojnë si Ligj anti-Kushtetues.




Be the first to comment

Leave a Reply