Liljana Spasovska emërohet ushtruese e detyrës e prokurorit shtetëror publik




Prokurorja Liljana Spasovska është emëruar ushtruese e detyrës në funksionin e prokurorit shtetëror publik, të cilin pritet ta kryejë deri në mbarimin e zgjedhjeve lokale ose në zgjedhjen e një prokurori të ri.

Spasovska u emërua si zëvendësuese e prokurorit pasi qeveria e re vendosi që ta shkarkojë prokurorin Marko Zvrlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Liljana Spasovska në opinion njihet në rastin “Monstra”, kur ajo ishte prokurore në seancën publike që u mbajt pas ankesave të të akuzuarve në këtë rast, të cilët u dënuan me burg të përjetshëm. Ajo atëherë kërkoi shtyrje të seancës së radhës derisa nuk mblidhen të gjitha faktet të cilat posedon PSP-ja.

Pas shkarkimit të Marko Zvrlevsit më 17 gusht, Kuvendi i Maqedonisë prite që më 4 shtator të shpallë emërimin për prokurorin e ri shtetëror./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply