Liverpooli nuk këndellet, vetëm barazim ndaj Burnleyt (Video)




Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Burnleyt me rezultat 1-1, e gjitha kjo pas humbjes së thellë që pësoi nga Manchester City në javën e kaluar.

Reds ishin më të mirë, kontrolluan lojën, por nuk u treguan konkret në fazën sulmuese.

Scott Arfield befasoi vendasit duke i shënuar gol në minutën e 27-të, por përgjigjja e Liverpoolit ishte shumë e shpejtë.

Ishte Mohamed Salah ai që në minutën e 30-të barazoi rezultatin me një gol të bukur.

Në minutën e 42-të Daniel Sturridge kishte një shans të mirë për gol, por anglezi dështoi. Pjesa e dytë ishe me pak raste serioze, por kryesisht nga mysafirët.

Ndeshja e ardhshme e Liverpooli është ndaj Leicester Cityt, kurse Burnly kundër Huddersfield.




Be the first to comment

Leave a Reply