Llogaridhënia e Qeverisë, Zaev: 365 ndryshime në 365 ditë




365 ndryshime për 365 ditë, Maqedonia po ndryshon çdo ditë, Qeveria po ndërton shtet sipas parimeve Evropiane, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp me rastin e 1 vjetorit të Qeverisë në një llogaridhënie para mediave.

“Po ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri, si një familje ku të gjithë qytetarët janë në rend të parë, të gjithë. Po ecim drejt NATO-së dhe BE-së. Masat për rritje ekonomike ishin prioritet për ne, tashmë mbi 90 mijë qytetarë marrin paga mujore më të larta Në buxhetin për vitin 2018 kemi parashikuar 3.1 miliard denar për zbatimin e masave të reja për rritje ekonomike”, tha kryeministri Zaev.

I pyetur për propozimin ende në tavolinë Republika Ilinditase e Maqedonisë, Zaev nuk komentoi.

“Nuk dua të komentoj për përcaktimet qe do të ketë emri. Pas arritjes së marrëveshjes Greqia do t’u dërgojë letër institucioneve evropiane ku do ta bëjë të qartë se nuk do të bllokojë më Maqedoninë. Në fund të shtatorit apo tetorit, do të dakordohemi me anëtarët e Qeverisë se kur të mbahet referendumi. Pala greke e ka kuptuar se ajo që do të ndryshohet do të ndryshohet në Maqedoni dhe jo në Greqi”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Zaev.




Be the first to comment

Leave a Reply