Lokalet, partitë s’kanë paralajmëruar koalicione




Ndërkohë që kanë mbetur edhe disa javë deri në dorëzimin e kandidaturave për kryetar komunash, partitë politike nuk kanë paralajmëruar koalicione të mundshme ose bashkëpunime mes tyre në komuna të caktuara. Aleanca për Shqiptarët rikonfirmon se do të mbështes kandidatin e BDI-së për Kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas kryetarit të kësaj partie, Zijadin Sela Aleanca për Shqiptarët nuk ka paraparë asnjëherë kandidat për në Kërçovë.

Aleanca është në koordinim e sipër dhe përzgjedhjeve të figurave të cilët do të garojnë por ndërkohë siç mëson Alsat M nga burime brenda Aleancës, ky subjekt ka formuar edhe një grup pune i cili ditëve në vijim do të zhvillojë takime me të gjitha subjektet politike shqiptare për të koordinuar kandidaturat nëpër Komuna dhe mbështetjet ndaj subjekteve tjera.

Afati dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetar të Komunave është më 9 shtator. Deri më tani BDI ka konfirmuar se në komunën e Çairit do të kandidojë me zv/ministrin për Arsim Visar Ganiu. Për Kërçovën BDI ka nominuar edhe për një mandat kryetarin aktual të Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas informatave, BDI në komunën e Tetovës do të garojë përsëri me Teuta Arifin ndërkaq në Gostivar me Nevzat Bejtën. Nga Lëvizja Besa nuk shpalosin emra të mundshëm të kandidatëve për kryetarë komunash, ndërkaq shprehen të prerë se për Komunën e Kërçovës do të mbështesin një kandidat të pavarur./alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply