Londra dërgon nëndetëset pranë Sirisë




Kryeministrja britanike, Theresa May urdhëroi zhvendosjen e nëndetëseve brenda rrezes së veprimit raketor, për një manovër të mundshme kundër regjimit sirian, që mund të fillojë që sot në mbrëmje. E përditshmja britanike “Daily Telegraph” shkruan se “May ka thërritur sot një mbledhje emergjente të kabinetit”.

“Kryeministrja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Londrës në një ndërhyrje me aleatët”, thotë Daily Telegraph.

“Por, burime qeveritare konfirmojnë se ajo po bën gjithçka është e nevojshme për të qenë në gatishmëri”, thekson gazeta.




Be the first to comment

Leave a Reply