LSDM fillon fushatën eletorale për zgjedhjet e tetorit




Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me antarët e tjerë të LSDM-së, Petre Shilegov, Filip Temelkovski dhe të tjerë filluan zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Kryeministri Zaev nga rajoni “Tri Krushi” në Shkup, shprehu angazhimin për ngritjen mbi interesat personale dhe për të vënë interesat shtetëtore mbi ato presonale. “Ndryshimet janë ligji i jetës. Sigurojmë jetë në bazë të themeleve të së kaluarës “, tha Zaev.

“Ne kemi një mundësi të artë për të treguar se ne meritojmë një të ardhme më të mirë. Le të shohim njëri-tjetrin të bashkuar. Të gjithë së bashku në NATO. Le ta shohim Maqedoninë në vendin e 30-të të NATO-s, shtoi Zaev. /Monitor/




Be the first to comment

Leave a Reply