LSDM: Gruevski do të përgjigjet për dëmet 100 milionëshe për autostradën Kërçovë-Ohër




LSDM nëpërmjet një komunikate për media tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski do të bartë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara gjatë ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, i cili sipas parashikimeve të deritanishme do të kushtojë 100 milion euro më tepër se sa është parashikuar në fillim, njofton Zhurnal.

“Autostrada Kërçovë-Ohër është dëshmi për Qeverisjen e paaftë, kriminale dhe të pistë të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit i cili si duket nuk mund të pajtohet me atë që nuk mundi të fitojë provizione për vete dhe bashkëpunëtorët e tij. Trakat e huqura, lëshimet në ndërtim, provizionet e Gruevskit e dëmtuan buxhetin e shtetit për 100 milion euro tjera, që u harxhuan për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga VMRO-DPMNE-ja e pa aftë dhe koruptive”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se do ti sanojnë dëmet e shkaktuara.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM i sanon dëmet në autostradën Kërçovë-Ohër dhe autostradat tjera, do të investojnë në infrastrukturë dhe në interes të qytetarëve, me përgjegjësi dhe përkushtim në ndërtimin e rrugëve të filluara”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.




Be the first to comment

Leave a Reply