LSDM: Qeveria me përgjegjësi menaxhon me paratë e qytetarëve




Partia më e madhe maqedonase, LSDM përmes një komunikate me shkrim thonë se për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM me vetëiniciativë dhe në mënyrë të hapur dhe transparente i vë para opinionit harxhimet publike të funksionarëve.

“Përmes veglës, i gjithë opinioni publik mund të vërej dallimin mes përgjegjësisë dhe udhëheqjen transparente me financat nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe harxhimit të skajshëm të parave të qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së. Nikolla Gruevski si kryeministër ka harxhuar 5.183.102 denarë, gjegjësisht dy herë më shumë se çka ka harxhuar Kryeministri Zoran Zaev në gjashtë muajt e parë, gjegjësisht 2.918.531 denar”, thonë mes tjerash në komunkatën e sotme, LSDM.




Be the first to comment

Leave a Reply