LSDM: Shkarkimi i Zvrlevskit, hapi i parë i krijimit të sistemit profesional dhe të pavarur gjyqësor!




Qendra për Komunikm me Media nga LSDM, përmes Telegrafi Maqedoni ka theksuar se shkarkimi i Marko Zvrlevskit nënkupton fillimin e reformave në gjyqësi, të cilat do të sjellin drejtësi për të gjithë.

”Ky është hapi i parë për krijimin e një sistemi të pavarur dhe profesional gjyqësor, përkundër drejtësisë selektive dhe proceseve të montuara gjyqësore që i instaloi udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së.

Reformat në gjyqësi, që janë të parapara në Planin aksionar 3-6-9, do të sigurojnë sistem të drejt gjyqësor që do të jetë i njejtë dhe i drejt për të gjithë.

Maqedonia më në fund përsëri do të kthehet në shoqërinë e vendeve demokratike ku sundon ligji dhe drejtësia”, thonë ndër të tjera nga LSDM.

Ata shtojnı se Nuk do të ketë më gjykatës “Svarovski”, nuk do të ketë padi penale me porosi, nuk do të ketë kërcënime, nuk do të ketë mbjellje frike. Në Maqedoni ka filluar të sundojë drejtësia. Në Maqedoni ka filluar kthimi i drejtësisë, por edhe i përgjegjësisë për çdo vepër penale të bërë, për çdo padrejtësi, për çdo mashtrim. Drejtësia ndoshta është e ngadalshme, por në Maqedoni po arrin. /telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply