LSDM sot fillon fushatën nga Manastiri, ndërsa VMRO-DPMNE nga Ohri




Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe opozitarja VMRO-DPMNE sot do të fillojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit edhe atë me dy mitingje të mëdha në Manastir dhe në Ohër, transmeton Zhurnal.

Karvanii LSDM-së dhe koalicionit, fushatën zgjedhore do ta fillojnë në Manastir ku do ta prezentojnë kandidatin për të parin e Manastirit. Mitingu i LSDM-së do të fillon ora 20:30 në sheshin “Magnolija”.

Ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare fushatën zgjedhore do e fillojnë nga Ohri ku do të prezantojnë edhe kandidatin për kryetar të kësaj Komune.




Be the first to comment

Leave a Reply