LSDM: Tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike realitet që nga tetori




Partia qeverisëse LSDM, me një deklaratë për publikun, theksoi se qeveria e udhëhequr prej saj njofton opinionin publik se po kthen tarifën e lirë të rrymës elektrike dhe se po ndihmon investitorët vendas.

 

“Kthimi i tarifës së lirë të përditshme për energjinë elektrike është në fazën përfundimtare dhe do të bëhet realitet për të gjithë qytetarët që nga fillimi i tetorit. Çdo ditë nga ora 14 deri në orën 16, si dhe nga ora 22 e të shtunës e deri në orën 7 të ditës së hënë, do të ketë tarifa të lira për energji elektrike për të gjithë konsumatorët” – thonë nga LSDM.

Në të njëjtën kohë, ata theksojnë se po punojnë intenzivisht për Ligjin e ri të Energjisë, si dhe po rikthehet bashkëpunimi i ndërprerë me Komunitetin Evropian të Energjisë, gjë që do të ndihmojë Republikën e Maqedonisë në miratimin e ligjeve evropiane të energjisë dhe efikasitet energjetik. Ligje të tilla, thonë nga kjo parti, nuk do të rrisin çmimin e energjisë elektrike.

“Investitorët vendas, nga ana tjetër, do të barazohen me investitorët e huaj. Çdo investitor që planifikon një investim të ri, qoftë vendas ose i huaj, do të marrë nga përfitimet dhe stimujt e shtetit. Për këtë qëllim, investitorët do të kenë mundësinë të vendosin midis disa paketave të ndryshme ose të ashtuquajtur menutë që do të ofrojnë përfitime në varësi të llojit dhe madhësisë së investimit” – thonë nga LSDM-ja.




Be the first to comment

Leave a Reply