LSDM: Të kota janë lajmet e rrejshme të Mickoskit




Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë të fundit që mund të flasin për ekonominë, sepse partia opozitare me politikat e saja korruptive, shkatërruese dhe kriminale e ka rrënuar ekonominë, ndërsa shtetin dhe qytetarët i futi në borxhe marramendëse, thuhet në reagimin e sotëm të partisë më të madhe në Maqedoni, LSDM, transmeton Zhurnal. 

Sipas partisë në pushtet, rezultati është i dukshëm nga politikat e suksesshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe këtë e ndjejnë edhe qytetarët.

“Me rritjen e pagës minimale, rreth 90000 qytetarë marrin paga më të larta që tani është 12000 denarë. Po zgjidhet problemi shumëvjeçar me punëtorët e falimentuar dhe shumica prej tyre marrin kompensim mujor material. Me zvogëlimin e harxhimeve, më shumë para qëndojnë në familjet, ndërsa sukseset ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM janë vërtetuar edhe përmes parametrave ekonomike që tregojnë lëvizje të ekonomisë. Asnjë lajm i rrejshëm i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së në këtë nuk mund të ketë ndikim”, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së.




Be the first to comment

Leave a Reply