Luana Vjollcës i shpëton goja padashje, zbulon kur do martohet




Mbrëmjen e sotme në emisionin e saj “Shiko kush luan”, moderatorja Luana Vjollca kishte të ftuar këngëtarin Ylli Limani.

Teksa e pyeti këtë të fundit se kur do martohej, ai tha se ndoshta së shpejti, por nuk është i sigurt.

Luana ia kthen:

Në verë si unë?”

Kaq mjaftoi që moderatorja më pas të kuptonte se nxori diçka padashur nga goja.

Ajo e përgënjeshtroi shumë shpejt duke thënë se ishte shaka, por kolegu Edi Manushi, nuk ia përtoi.

Ai tha:

Nuk i dihet, zërat po qarkullojnë”.

Muajin e kaluar u përfol në media se çifti po mendon martesën, të detyruar nga distanca fizike, meqënëse Krenari jeton në Prishtinë.




Be the first to comment

Leave a Reply