LUMTURIA FILLON NGA STOMAKU!




Lumturia fillon nga stomaku, edhe për më të vegjlit!

Sipas një studimi të publikuar në revistën “BMC public health” është treguar se ka një lidhje të fortë mes ushqyerjes së fëmijës si edhe mirëqënies psikologjike. Ky studim u udhëhoq nga mjekja Louise Arvidsson mes fëmijëve të shteteve: Belgjika, Qipro, Estonia, Gjermania, Hungaria, Italia, Spanja dhe Zvicra (studimi u krye nga një universitet zvicerian).
Prindërit u pyetën në lidhje me ushqyerjen e fëmijës si edhe sjelljet e tyre ne shoqëri. Dietë e shëndetshme do të quhej ajo me sheqer të limituar, yndryrna të pakta, si edhe shumë fruta apo perime.

Rezultatet treguan se fëmijët që konsumonin një dietë të tillë do të kishin një vetëvlerësim më të lartë dhe më pak probleme emocionale duke pasur gjithashtu edhe marrëdhënie më të mira me bashkëmoshatarët. Një ndihmë të madhe në aspektet e mësipërme do të kishte edhe konsumi i peshkut 2-3 herë në javë si edhe miellit integral.

Këto të dhëna kanë vlerë të madhe në lidhje me studime të mëtejshme që mund të bëhen për depresionin apo probleme të tjera me sjelljen. Dhe mund të themi se kujdesi ndaj ushqyerjes në botë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.




Be the first to comment

Leave a Reply