Majk publikon pak nga kënga të cilën kurrë se keni dëgjuar, zbulon një ‘sekret’




Ndonëse po shijon suksesin e duetit me Capital T, reperi Majk nuk po ndalet së punuari.

Ishte kënga ‘Pasha jetën’ e cila u publikua para dy muajsh ajo që sot ka mbledhur 18 milionë klikime në Youtube.

Por reperi Majk po punon për hite të reja të cilat premtojnë shumë ende pa u publikuar.

Së fundmi ai solli në Instastory një pjesë të tekstit të një kënge të pa dëgjuar më parë dhe për lajmi.net ka treguar se e ka një të tillë e cila do të jetë pjesë e albumit që reperi në një të ardhme të afërt ka për ta realizuar.

Ka kohë që ai ka bërë plane të tilla andaj fansat mezi po presin që kjo të ndodh realisht.

Majk njihet edhe për projekte të tjera muzikore të suksesshme ndërsa vazhdon të jetë pjesë e labelit BabaStars.

Është edhe mashkulli më i komentuar sa i përket jetës private dhe lidhjeve me femrat ndërsa po shijon atësinë.




Be the first to comment

Leave a Reply