Mallkimi i “gropës së kaltër”: Ky vend po i “përpin” zhytësit, madje njëri prej tyre ka filmuar vdekjen e tij (Foto/Video)




Në kafiteritë e qytetit Dahab në ishullin Sinaj në Egjipt, çdo ditë mund ta dëgjoni një frazë që përsëritet sa herë që zhytësit mblidhen për tu argëtuar – “nëse i ka ndodhur Stevet, atëherë mund t’i ndodhë kujtdo”.

Stephen Kenan 39-vjeçe nga Dublini, po mbikëqyrte zhytjen e rekorderes botërore Aleesie Cekini në zhytje të lirë (në 102 metra thellësi).

Derisa po tentonte të kalonte të ashtuquajturën “Gropa e kaltër” me vetëm një frymëmarrje, italiania 25-vjeçe filloi të humb vetëdijen.

Kenan menjëherë kishte reaguar për ta ndihmuar e nxjerrë nga uji. Ajo ka arritur të shpëtojë pa kurrfarë lëndimi, kurse Kenan ka humbur vetëdijen dhe është gjetur i vdekur duke qëndruar me fytyrë në ujë qindra metra larg.

Si zhytës”, Kenan ka qenë njëri nga personat më të mirë në punën e tij. Vdekja e tij shërben si kujtesë për vendin më të rrezikshëm në botë për zhytje.

Gropa e kaltër është e thellë 120 metra dhe ndodhet 8 kilometra larg qytetit Dahabit. Atë e quajnë ndryshe “varreza e zhytësve”, megjithatë edhe ky fakt nuk po i ndal mijëra zhytës që ta vizitojnë këtë vend dhe të zhyten, duke injoruar shenjat e paralajmërimit që “lundrojnë” në atë zonë dhe tregojnë se sa persona kanë vdekur.

Është vështirë të dihet numri i saktë i persona që i ka përpirë gropa e kaltër. Zhytësit në Duhab, thonë se të paktën 200 kanë vdekur gjatë 10 viteve të fundit. Tarek Omar është një zhytës teknik nga Dahabi, i  cili në vitin 1992 filloi ta studioj gropën e kaltër dhe është i fascinuar me tregimet për mallkimin e saj.

Omar është bërë i famshëm, kur në vitin 1997 arriti ta nxjerr nga gropa e kaltër trupin e Matin Garea dhe Conor O’Reagan. Prej atëherë ai ka nxjerrë nga gropa e kaltër edhe 20 trupa tjerë, dhe kështu ka fituar nofkën “mbledhësi i eshtrave”. Viteve të fundit, kur zhytja teknike është bërë trend, Omar është dëshmitar i numrit të madh të fatkeqësive.

Për shumë zhytës, zhytja në këtë gropë është njësoj si për alpinistët ngjitja në Kilimanxharo. Në 56 metra thellësi, muri zhduket, ku papritmas shfaqet një tunel 26 metra i gjatë nga gropa e kaltër deri në Oqeanin e thellë.

“Është ndjenjë e veçantë të qëndroni në katedralen nënujore. Problemi më i madh është se zhytësit kryejnë mbi 50 zhytje dhe mendojnë se i dinë të gjitha, por në fakt nuk janë të gatshëm për këtë thellësi dhe kushtet që janë aty”, ka deklaruar instruktori i zhytjes Alexs Hays.

Sa më thellë që zhytet dikush, aq më i madh është presioni i ujit në organizmin e tij që ndryshe njihet si “efekti martin”.

Vdekja që më së shumti kishte bërë bujë ishte ajo e vitit 2000, kur instruktori i zhytjes Juri Lipski u zhduk. Ai kishte vendosur të zhytet dhe kishte arritur deri në fund të saj, por aty humbi vetëdijen.

Dhe kur e kuptoi se nuk po mund të dal në sipërfaqe hoqi maskën me oksigjen dhe thjesht u zhduk. Më vonë u zbulua se ai me vete kishte kamerë të montuar në helmetë. Kështu ky zhytës i pafat kishte filmuar vdekjen e tij./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply