MAQEDONI, NGA AEROPORTI I SHKUPI LARGOHET EDHE PËRMENDORJA E ALEKSANDRIT TË MADH




Nga aeroporti i Shkupit mbrëmë është larguar përmendorja e Aleksandrit të Madh, pasi para disa ditëve ishte hequr edhe mbishkrimi “Aleksandri i Madh”.

Përmendorja në aeroport ishte vendosur në vitin 2011 pasi TAV u bë koncensioner.

Vendimi për riemërtimin e aeroportit dhe të autostradës, ishte marrë në seancën e Qeverisë në fillim të shkurtit të këtij viti, ndërsa në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohjes së marrëdhënieve me Greqinë.

Aeroporti i Shkupit e mori emrin “Aleksandri i Madh” në dhjetor të vitit 2006, me vendim të Qeverisë paraprake. dy vjet më vonë edhe autostrada ishte emërtuar në Aleksandri i Madh”.

Emri i ri në aeroportin është Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi”, ndërsa i autostradës “Miqësia”




Be the first to comment

Leave a Reply