Maqedonia humb 20 për qind të prodhimit bujqësor




Deri në 20 për qind në vit arrijnë humbjet në bujqësinë e Maqedonisë për shkak të deponimit joadekuat, tregon analiza e fundit e “Koalicionit rural”.

Në korniza botërore, ky lloj i humbjes në agro biznes lëviz prej pesë deri në 10 për qind.

“Çdo vit një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore të Maqedonisë dështon për shkak të ruajtjes jo të duhur, në depo të improvizuara të cilat janë nën ndikimin e kushteve të motit. Kjo është një prej arsyeve që i ofrojnë fermerët për të kryer shitje të prodhimeve me çmime shumë të ulëta ose t’i hedhin ato”, qëndron në analizë.

Ruajtja jo adekuate e prodhimtarisë e zvogëlon cilësinë për çka edhe çmimi zvogëlohet.

“Ky problem ende është një prej më të rëndësishmëve për bujqësinë e Maqedonisë dhe më së shumti i prek prodhuesit e mollëve, pjeshkëve, dardhave, rrushit, domateve, patateve”, thekson “Koalicioni rural”./Alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply