Maqedonia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me OBSH-në




Në takimin e djeshëm në Budapest me Zuzana Jakab, drejtoren rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), inistri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me të cilën Maqedonia është bërë një nga vendet e para për ta bërë këtë.

 

“Marrëveshja dyvjeçare e bashkëpunimit është një dokument që përcakton kornizën për bashkëpunim midis OBSH-së dhe Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja 2018/2019 përfaqëson rindërtimin e kontratës së zbatuar tashmë për 2017/2018 dhe ofron udhëzime dhe objektiva për implementimin në periudhën e ardhshme. Përndryshe, aktivitetet dhe objektivat e parapara në këtë marrëveshje janë në përputhje me strategjinë e Shëndetësisë 2020 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha Taravari gjatë fjalimit të tij.

Ai më tej shtoi se kjo strategji është pranuar tashmë në Maqedoni dhe është plotësisht në linjë me politikat si ministri dhe në përgjithësi si vend.

Sot në orën 11, ministri Taravari do të ketë fjalën e tij në takimin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku do t’i paraqes prioritetet e ministrisë, reformat e parashikuara dhe strategjinë 2020 të ministrisë që po bëhet në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.




Be the first to comment

Leave a Reply