Marotta zyrtarisht largohet nga Juventusi, tashmë gati marrëveshjen me Interin




Beppe Marotta është i lirë të bëhet drejtor i përgjithshëm i Interit pasi ka përfunduar zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit ka njoftuar për largimin zyrtar të Marottas i cili ka marrë edhe 361,775 mijë euro dëmshpërblim nga “Bianconerët”.

61-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me skuadrën e Interit, së bashku me Steven Zhang dhe tani është i lirë t’i bashkohet “Nerazzurrëve”.

Përveç Interit, Marotta kërkohet edhe nga klubet e njohura të Premier Leagues angleze ku Manchester United dhe Arsenal po presin të bëjnë ofertat zyrtare në drejtim të tij.

Megjithatë, gara duket e humbur pasi të gjithë mediat italiane flasin për një zyrtarizim të tij te Interi gjata ditëve apo javëve të ardhshme.




Be the first to comment

Leave a Reply