Martohet “krimineli” më tërheqës në botë: La gruan për miliarderen




Jeremy Meeks konsiderohet të jetë njëri ndër ‘kriminelët’ më të pashëm në botë.

Jeremy Meeks dhe Chloe Green janë në pritje të një fëmije dhe do të martohen së shpejti.

Sipas The Mirror, çifti po planifikon një dasmë të madhe dhe Chloe shpreson që do të vendoset në SHBA.

Trashëgimtarja e Top Shop ka bërë të ditur se do të lind shumë shpejt dhe që është në pritje të një djali.

Çifti kanë filluar të takohen në verën e vitit të kaluar, kur ata u panë në një anije në Turqi.

Që atëherë, dyshja kanë qenë të pandashëm, ndërsa një burim i tha Daily Star se dasma pritet të ndodhë këto ditë.

Jeremy po ashtu, ka aplikuar për shkurorëzim nga gruaja e tij Melissa, me të cilën ka edhe fëmijë.




Be the first to comment

Leave a Reply