Maskë ideale për rritjen e përshpejtuar të flokëve




Flokët do të duken më të shëndetshme dhe me shkëlqim Për rritjen e shpejtë të flokëve, njerëzit shpenzojnë jo pak para dhe thuajse asnjëherë nuk janë të kënaqur me rezultatin. Recetat natyrale po tregojnë që mund të përmirësojnë probleme të ndryshme të lëkurës apo flokëve, pa harxhuar shumë. Së fundmi, ekspertët e fushës kanë provuar edhe këtë recetë që po ju sjellim më poshtë e cila ka treguar se mund të shtojë dendësinë e flokëve dhe t’i bëjë ato të duken më të shëndetshme e me shkëlqim. Përbërësit e maskës së flokëve:

– Banane
– Vezë
– Mjaltë
– Qumësht kokosi
– Vaj ulliri

Përzieni të gjithë përbërësit dhe aplikojeni produktin në skalp. Pasi ta keni lënë për 30 minuta bëni larjen e zakonshme të flokëve. Maskën mund ta përsërisni një herë në javë për një muaj.




Be the first to comment

Leave a Reply