Matoshi: Numrat janë, të martën votohet demarkacioni




Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se sot Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefit të Qeverisë kanë zhvilluar një takim të rregullt, të cilën sipas tij, e bëjnë krerët e shtetit në mes tyre.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pjesë e diskutimeve në mes Thaçit dhe Haradinajt kanë qenë të gjitha temat që janë me rëndësi për vendin.

“Normalisht që është diskutuar edhe për demarkacionin. Mund të them se numrat ekzistojnë dhe nesër kalon demarkacioni”, ka shtuar Matoshi.

Ndryshe, në seancën e nesërme pritet që para deputetëve të jetë marrëveshja për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, temë e prolonguar tash e tri vite në vend, e që e cila është ndër kriteret për liberalizim të vizave.

Kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar Vetëvendosje dhe Lista serbe.




Be the first to comment

Leave a Reply