Mbërrijnë në Mekë 2 milionë myslimanë për kryerjen e Haxhit




Rreth 2 milionë myslimanë nga mbarë bota kanë mbërritur në Mekë për kryerjen e Haxhit.

Këtë vit dita e parë e Haxhit do të jetë më 30 gusht dhe do të përfundojë më 4 shtator Gjykata e Lartë Gjyqësore e Arabisë Saudite.

Për të arritur një nga shtyllat e islamit, të gjithë myslimanëve u kërkohet që të bëjnë Haxhin të paktën një herë në jetë, nëse kanë mjetet.

Haxhilerët nga Irani do të lejohen përsëri të marrin pjesë këtë vit pasi autoritetet hoqën urdhërin për ndalimin e qytetarëve të tyre për të udhëtuar drejt rivalit të Lindjes së Mesme. Por këtë vit rreth 90,000 iranianë pritet të marrin pjesë në pelegrinazh.

Pas katastrofës së vitit 2015 ku vdiqën rreth 2400 haxhilerë mes tyre 464 iranianë zyrtarët në Teheran ngritën akuza për organizimin e haxhit në Arabinë Saudite dhe tensionet midis dy shteteve rritën.

Në vitin 2016 marrëdhëniet diplomatike midis tyre u shkëputën.




Be the first to comment

Leave a Reply