Mbështetje nga KB-ja për reformat dhe politikat e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë




Kryeministri Zoran Zaev sot paradite u takua me Miroslav Jança, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i KB-së për Çështje Politike, i cili ia ka transmetuar porosinë e mbështetjes të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore, Antonio Guteresh, për zbatimin e reformave të rëndësishme në Maqedoni, për politikat e miqësisë, si dhe për politikat e guximshme të lidershipit që zhvillohen deri në zgjidhje për çështje të rëndësishme politike në dobi të qytetarëve dhe për shtetin, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Në takim, Jança, i cili u shoqërua nga Koordinatorja e Përhershme e KB-së në Shkup, Luiza Vinton, ka theksuar edhe se në Kombet e Bashkuara janë vërejtur politika të tolerancës së diversiteteve që i zhvillojnë kryeministri Zaev dhe Qeveria, ndërsa janë në drejtim të stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë, e me këtë edhe më gjerë në rajon.

Kryeministri Zav ka theksuar se Qeveria është fuqishëm e përcaktuar drejt realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, integrimit në BE dhe NATO, të cilët hapin perspektiva ekonomike të qytetarëve dhe të vendit dhe se seriozisht është përkushtuar në realizimin e agjendës reformuese.

“Në mesin e reformave jemi. Punojmë në të gjitha reformat e nevojshme për krijimin e shtetit ligjor dhe zhvillim ekonomik, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore që presim të bëjë zhvendosje drejt qëllimeve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë. Ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, përmes politikave gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit për shtete të rëndësishme dhe çështje të qytetarëve. Lart e vlerësojmë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së Guteresh dhe nga ndërmjetësuesi Methju Nimic i cili është në funksion të stabilitetit të Republikës së Maqedonisë në tërë Ballkanin”, ka thënë Kryeministri Zaev.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i KB-së në takim u falënderua për mbështetjen nga kryeministri dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për reformat që në KB i inicio sekretari i përgjithshëm, Guteresh.

E ka përshëndetur edhe bashkëpunimin aktiv të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë me Koordinuesen e Përhershme të KB-së në vend Vinton në zbatimin e agjendës për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së, qëllimi i së cilës është përmirësimi i cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët.

Në takimin e Kryeministrit Zoran Zaev me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Miroslav Jança, është konstatuar se Maqedonia lëviz në drejtim pozitiv dhe se progresi do të jetë sinjal i mirë për të gjithë.




Be the first to comment

Leave a Reply