Mblidhet komisioni hetimor për Tahirin, paralajmërohet për dosje sekrete




Mbledhja e parë e komisionit hetimor “Tahiri” ku u vendos të diskutohet një rregullore e re për komisionin, pasi ajo e përgjithshmja për komisionet hetimore është shabllone, sipas kreut të këtij komisioni, Edi Paloka.

“Ne të diskutojmë dhe në parim një rregullore, pasi ajo e komisioneve hetimore janë shabllone”, tha Paloka.

Ndërsa deputetja e PS-së, Ermonela Felaj tha se propozimi i Palokës duhet të konsultohet mes dy përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës në Komision. Propozim që u pranua nga kreu i komisionit.

“Pika e hapjes së hetimit nuk qëndron, nuk mund të bëhet sot”, tha Felaj.

Paloka kërkoi që deputetët të pajisen me certifikatën e sigurisë, pasi gjatë hetimeve të komisionit do të ketë dhe dosje sekrete.

“Do të kemi dosje sekrete, kështu që të përgatisin dhe kërkesën për certifikatën e sgiurisë, të përgatisim kërkesën që sa më shpejtë të marrim”, tha Paloka.

Ndërkaq, sekretare e komisionit hetimor u caktua deputetja Klotilda Ferhati.




Be the first to comment

Leave a Reply