Mbushësit lëkuror për buzë – për një buzëqeshje të re dhe të bukur!




Mbushësit lëkuror përdoren për të fituar një pamje natyrale te buzëve: të plota, të buta, për të zvogëluar rrudhat e vogla rreth buzëve dhe për të rritur vëllimin e tyre.

Acidi hialurinik është glycosaminoglycan, përbërës natyral i lëkurës që bënë stabilizimin e strukturave ndërqelizore duke ndikuar në prodhimin e rrjetit të kolagjenit dhe elastinës me që rast bëhet edhe ndërtimi i strukturës fibroelastike të lëkurës.

Është në formë xheli steril (acidi hialurinik i stabilizuar) me përbërje jo-shtazore dhe përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, palëve në fytyrë, rregullon relievin, revitalizimin, hidratimin e thellë, rritjen e volumit të buzëve dhe formësimin e konturave të fytyrës.

Metoda e injektimit është e shpejtë, e sigurt, pa dhimbje, joinvazive. Mund të kombinohet edhe me metoda të tjera (laser, botox, lifting kirurgjik) duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme (Face contouring/ Rejuvenation).

Rezultatet e para janë të dukshme edhe menjëherë pas injektimit. Fillers nuk jep rezultate permanente.

Rekomandohet të bëhet një herë në vit.

Praktikohet vetëm nga mjeku i specializuar, i trajnuar dhe certifikuar për trajtime të këtilla.

Mbushësit lëkuror përdoren për të fituar një pamje natyrale te buzëve: të plota, të buta, për të zvogëluar rrudhat e vogla rreth buzëve dhe për të rritur vëllimin e tyre.

Kështu që ju keni një buzëqeshje të re dhe të bukur për një kohë shumë të shkurtër, më shpejt se sa të bëni një manikyr!…

Si i arrin rezultatet filleri i buzëve?

Nuk është sekret që buzët janë pjesë e rëndësishme e bukurisë së fytyrës…ato tërheqin vëmendjen qoftë me një buzëqeshje miqësore, një puthje, ose me një ndërrim të shpejtë të mimikës!

Ajo që konsiderohet e bukur mund të ndryshojë në kultura të ndryshme, por disa gjëra janë të përbashkëta: studimet tregojnë që buzët më të gjëra, të plota dhe mirë të definuar në përgjithësi konsiderohen atraktive. Në fakt, buzët e plota personifikojnë bukuri dhe rini.

Nëse ju keni dëshiruar buzë më të plota, më të buta, përgjigjen tuaj mund ta gjeni tek mbushësit dermal. Zakonisht metodën më të shpeshtë për rritjen e buzëve që shumica e femrave e kërkojnë është për të shtuar vëllimin, balancën, masën në buzën e sipërme dhe të poshtme!

Po ashtu mund të intervenohet në konturat, definimin dhe formësimin e buzëve.

Me kalimin e kohës, edhe femrat të cilat kanë pasur fat të lindin me buzë të bukura, zakonisht konsiderojnë nevojën e intervenimit, pasi që me mplakje vëllimi i buzëve zvogëlohet, dhe buzët duken më të rrafshëta dhe më të holla.

Paraqitja e rrudhave dhe vijave ndikojnë në humbjen e butësisë së buzëve, ndërsa vermilioni dhe harku i Kupid-it humbin definimin e tyre.

Rreth gojës, hapësira në mes të buzës së sipërme dhe hundës mund të rrafshohet, ndërsa këndet e buzëve mund të lëshohen poshtë dhe kështu i japin fytyrës një pamje të lodhur dhe të plakur.

Mbushësit lëkuror ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes, duke ndërhyrë në strukturën dhe butësinë e buzëve, dhe duke i mbushur linjat dhe rrudhat të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit… dhe natyrisht me shtimin e vëllimit buzët duken më të freskëta, me pamje më të re dhe më natyrale. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply